Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Icardi dhe Nara bëjnë paqe, zbulohen mesazhet e nxehta me Eugenia: Wandan e dua si motër, do ndahem

Shkruar nga NEWSPORT
Icardi dhe Nara bëjnë paqe, zbulohen mesazhet e nxehta me Eugenia:

Tradhëtia e futbollistit Mauro Icardi dhe falja e Wandës kanë qenë në vëmendjen e mediave rozë prej ditësh. 

Pas "depresionit" të futbollistit dhe largimit të Wandës, e gjithë situata ndryshoi dhe vetëm së fundmi na kanë ardhur fotot më të ëmbla nga çifti ku treguan se janë bashkuar duke i "mbyllur gojën" kështu gjithë botës.

Menduat se gjithçka do të mbaronte me kaq? Epo, jo pasi disa mesazhe që po qarkullojnë në rrjet kanë për të trazuar sërish ujrat.

Së fundmi, janë publikuar disa mesazhe që sulmuesi argjentinas i dërgonte modeles Eugenia Suarez, mesazhe të cilat nuk kanë për t'i pëlqyer aspak Wandës.

"Nuk dua të jem më me të, dua të ndahem prej saj dhe të mos di asgjë më për të", janë mesazhet që janë zbuluar nga mediat argjentinas, të dërguara këto nga Icardi te modelja dhe aktorja argjentinase.

Por, jo gjithçka përfundonte me kaq pasi Mauro ka shkuar më larg me mesazhet e tij duke thënë se: Unë nuk e dua më Wandën.  E shoh si motër apo si nënë.

Pas këtyre mesazheve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim statusin e radhës dhe serinë tjetër të tenelovelës "Wanda-Mauro".  

Tags:

GOSSIP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga