
Partizani është në ndjekje të sulmuesit Agim Ibraimi, i cili duket se e ka shumë të vështirë për të vendosur për të ardhmen e tij. Sipas raportimit në shtypin sportiv, është vetë 30 vjeçari, i cili ka deklaruar se përveç Partizani, në kampionatin shqiptar është edhe një tjetër klub që i ka bërë ofertë, por pa përmendur emra konkret.
Më tej, Ibraimi kërkohet edhe nga Shkëndija e Tetovës, pasi është skuadra ku ai është rritur, por që futbollisti nuk po thotë dot "po". Me shumë interes pritet të shihet si do të vendosë tetovari, por kudo që të shkojë, padyshim që do të ishte një përforcim shumë i mirë për çdo ekip.
Poll