
Zlatan Ibrahimovic është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të afruar te Milani i këtij sezoni. Shtatëlarti ende është në dilemë për të ardhmen, teksa së fundmi është stërvitur në vendlindje me Hammarby, klub në të cilin zotëron disa aksione.
Në Suedi ëndërrojnë që Ibra të veshë fanellën bardhjeshile, ndërsa për këtë çështje është ndalur të flasë edhe drejtori sportiv Jannson. Për mediat në vendin skandinav ai ka treguar se shanset eksistojnë që 38 vjeçari t'i bashkohet skuadrës ku është bashkëpronar.
"Ekzistojnë shanset që ai të vijë të luajë me Hammarby. Unë kështu mendoj, por vetëm Zlatan e di dhe ai do të vendosë. Nuk na ka thënë asgjë për momentin në lidhje me këtë temë dhe unë nuk kam ndërmend t’i them që e duam në skuadër.
E kam kuptuar se çfarë tipi është, ai nuk do të zbulojë asgjë derisa të jetë 100% i sigurt, por padyshim do të na pëlqente shumë hipoteza e aktivizimit të tij me Hammarby", u shpreh Janssen për Expressen.