
Ish-sulmuesi i Partizanit Edgar Çani kërkohet nga skuadra e Serisë B Verona. 29-vjeçari që u bashkua me të kuqtë në fillim të vitit të kaluar, falë golave të shënuar këtë sezon në Serinë C me Vibonesen ka ngjallur interesimin e klubit verdheblu.
Pas një sërë eksperiencash të dështuara, futbollisti i KOMBËTARES ka mundësinë e mirë të lërë një gjurmë pozitive në karrierën e tij. Për më tepër nëse Verona arrin të ngjitet në Serinë A, Çani do t'i rriste kredencialet vetes për të qenë pjesë e kampionatit elitar italian. Por deri atëherë, sulmuesi duhet të japë ende prova se e meriton respektin dhe vlerësimin e të gjithëve.
Poll