Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“I treguam botës futbollin tonë”, Regragui: Ndaj Francës çdo gabim paguhet, me Kroacinë për vendin e tretë

Shkruar nga NEWSPORT
“I treguam botës futbollin tonë”, Regragui: Ndaj

Maroku përfundoi rrugëtimin e tij në Kupën e Botës teksa u mposht nga Franca 2-0 por afrikanët vetëm mund të krenohen me paraqitjen e tyre. Ata kanë fituar respektin dhe simpatinë e çdo tifozi që dashuron futbollin. Tashmë, ata do të ndeshen me Kroacinë për vendin e tretë. Pas ndeshjes, trajneri Regragui dha intervistën e tij.

“Humbëm Aguerd në nxehmje, Saiss dhe Mazraoui në pjesën e parë. Ishte pak shumë për ne por ata që u futën dhanë maksimumin. Kundër një skuadre si Franca gabimi më i vogël paguhet. Nuk mund të shkonim në finale me atë pjesë të parë që bëmë. Në të dytën ishte shumë më mirë. Nuk shënuam dhe pastaj goli i dytë na vrau.

Ndaj Kroacisë do të jetë e vështirë psikologjikisht. Do të luajnë ata që kanë laujtur më pak por ne duam vendin e tretë. Më e rëndësishmja është që treguam një fytyrë të mirë, i treguam botës se futbolli në Marok ekziston dhe që kemi mbështetës fantastik.”-tha trajneri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga