Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I "shpëtoi" fitorja ndaj TIRANËS për 2 minuta, AHMATAJ gjen shkakun e barazimit: Mrekullia e COBBINAH na mohoi tre pikët

Shkruar nga NEWSPORT
I "shpëtoi" fitorja ndaj TIRANËS për 2 minuta, AHMATAJ

Trajneri i Luftëtarit Julian Ahmataj u pajtua me rezultatine takimit Tirana-Luftëtari 1-1, e cila u vendos vetëm në minutën e 93-ë, pasi Cobbinah u mohoi fitoren gjirokastritëve me një supergol nga jashtë zone. Për emisionin "Gol pas Goli" të "Supersport", Ahmataj e vlerësoi maksimalisht ekipin, por saktësia para portës është i vetmi ngërç që duhet zgjidhur.

"Ndeshja?Duhet të pranojhmë rezultatin e fushës. Tirana është skuadër e vështirë, ka cilësi. Nuk i morëm 3 pikët e plota. Duhet ta pranojmë rezultatin, mund të ndëshknom dhe e kundërta.

Rastet e humbura? Duhet të përmirësojmë finalizmimin. E çuditshme falim raste të pastra para portës.

A u përgjigj saktë ekipi? Po ta shikoni ndeshjen, u munduam të godisnim në pikat e dobëta. Goditjet nuk janë pjesë e taktiktës. Të shënosh është çështje eksperience. Janë largfuar lojtarët e mirë dhe këta tani duhet të punojnë më tepër me kalimin e kohës.

Ekipi është shprehur është shumë mirë. Jam i kënaqur. Ka vend për përmirësim. Kemi dalë para portës, u munduan ta godisnim Tiranën në pikat e dobëta. Por mbetet problem saktësia para portës.

Çdo skuadër që është disavantazh është e kënaqrur kur e barazon ndeshjen, jo më kur përmbys. Ishte një mrekulli e Cobbinah. Kemi bërë perfekt në fazën mbrojtëse. Duhet të ulim kohën dhe të punojmë sepse nuk është finalja.

Dunga lojtari i duhur për Luftëtarin? Dunga është sulmuesi jonë kryesor. Ka luajtur në të treja ndeshjet. Ai është pika e referimit që tërheq të tjerët dhe krijon hapësira për shokët. Është i ri dhe ka eksperiencë", përfundoi Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga