Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

I shënoi Beshiktashit, Cikalleshi: Bëra maksimumin, shpresoj të më ndihmoj për KOMBËTAREN

Shkruar nga NEWSPORT
I shënoi Beshiktashit, Cikalleshi: Bëra maksimumin, shpresoj të

Sokol Cikalleshi ishim padyshim protagonist në ndeshjen e tij të parë me skuadrën e re. Bomberi i Kombëtares edhe pse u fut në fushë si zëvendësues arriti të shënonte golin e vetëm për ekipin e tij ndaj Beshiktashit. Në një prononcim për "SuperSport" Cikalleshi është shprehur i lumutur për golin, por jo për rezultatin.

"Dhashë maksimumin  tim sa u futa në fushën e lojës. Jam shumë i lumtur që shënova, por më vjen shumë keq që ekipi humbi. Në të shkuarën pata një eksperiencë shumë të mirë në gjashtë muaj që kam luajtur për Akhisarsporin. Kjo ishte dhe arsyeja përse presidenti i klubit vendosi të sakrifikonte për të më sjellë mua këtu.Dua që t'ua shpërblej drejtuesve besimin e dhënë duke shënuar sa më shumë. Një ndër arsyet që vendosa të vija këtu ishte për të pasur më shumë minuta. Shpresoj që me paraqitjet me Akhisarsporin të më ndihmojnë edhe për kombëtaren", përfundoi sulmuesi kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga