
Samir Ujkani do të qendrojtë te Torino deri në fund të gushtit. Portieri shqiptar firmosi me klubin italian vitin e kaluar nga skuadra turke e Rizespor, por nuk ka bërë ende debutimin këtë sezon.
Kontrata e tij me Torinon skadon në 30 qershor, por skuadra torineze ka vendosur që të zgjasi këtë kontratë edhe për dy muaj të tjerë për të mbyllur deri në fund sezonin aktual.
Në faqen zyrtare skuadra "granada" ka bërë të ditur rinovimin e Ujkanit, trajneri Longo, Ansaldi dhe De Silvestri për dy muajët e ardhshëm. Pas mbarimit të këtij edicioni me shumë mundësi portieri I Kosovës pritet të ndryshojë skuadër për të pasur më shumë minuta në dispozicion.
Poll