
Thiago Silva do të largohet në fund të sezonit nga PSG-ja. Qendërmbrojtësi brazilian nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin francez dhe tashmë kërkon të nisi një aventurë të re. Milani është një nga ekipet që kërkon ta rikthejë në skuadër pasi ishin kuqezinjë e shiten drejt Parisit.
Por sipas ekspertit të merkatos, Nicolo Schira Everton ka nisur negociatat me lojtarin dhe i ka ofroruar kontratë për një sezon me të drejt rinovimi edhe për të një tjetër.
Braziliani kërkon të firmosi direkt një kontratë dy vjeçare dhe palët janë në bisedime të avancuara. Trajneri Ancelotti e njeh mjaft mirë Thiago Silvan pasi kanë punuar së bashku dhe kërkon t'ia rrëmbejë Milanit.
#Everton have offered to #ThiagoSilva a contract until 2021 with option for another year. The brazilian central defender wants 2-years contract. Talks ongoing. #transfers #EFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 15, 2020