
Bekim Rexhepi ka folur pas barazimit 1-1 kundër Egnatias. Portieri i Skënderbeut arriti të priste një gol të sigurtë në fundin e takimit. Pas sfidës, "gardiani" i korçarëve deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Është ndjenjë e mirë, normal në momentet e fundit të ndeshjes ndihmon skuadrën. Është ndjenjë e veçantë. U munduam të përmirësonim gabimet në fund.
Dedikimi? Ia dedikoj familjes.
Barazimet? Tani shihen qartë se gjithë skuadrat luajnë qartë. Edhe ne, edhe ekipet tjera. Sot ka qenë një ndeshje me nivel, kishim rastet tona, por edhe ata të tyret. Askush s'është i kënaqur me këtë pikë. Mund edhe ta kishim humbur ndeshjen.
Vllaznia? Do t'i marrim ndeshjet një nga një. Do të mblidhemi si grup, do të shohim gabimet ku i kemi pasur. Besoj se do të dalë një ndeshje e mirë, duhet të hakmerremi për fitoren e tyre në finalen e Kupës".