Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I dënuar për ngacmim seksual, ish trajneri i futbollit ekstradohet nga Greqia (EMRI)

Shkruar nga NEWSPORT
I dënuar për ngacmim seksual, ish trajneri i futbollit ekstradohet nga

Ish trajneri Sokol Metaj,i dënuar për ngacmim seksual është ekstraduar nga Greqia. Gjithçka është bërë e ditur nga një njoftim i policisë, i bërë pak më parë. 55 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë që e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Ngacmimi seksual" dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Siç shkruhet në njoftimin e policisë, Metaj ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Ngacmimi seksual" dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga