Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I dëmtuar me Kombëtaren, Armando Broja projektohet titullar me Vitessen

Shkruar nga NEWSPORT
I dëmtuar me Kombëtaren, Armando Broja projektohet titullar me

Armando Broja ishte një nga sulmuesit që u grumbullua nga trajneri Reja për 3 ndeshjet muajit nëntor që Shqipëria luajti ndaj Kosovës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Lojtari kuqezi nuk luajti asnjë minutë në këto ndeshje për shkak se ishte i dëmtuar dhe u largua nga skuadra kuqezi me arsyen se nuk ishte gati për të luajtur.

Mediat hollandeze kanë zbuluar se Broja ka lënë pas dëmtimin e lehtë dhe është projektuar titullar me Vitessen në sfidën e kampionatit ndaj Groningen. Një lajm i tillë ngre hije dyshimi përsa i përket çështjes së Brojës sepse lojtari largohet nga Kombëtarja me justifikimin se është i dëmtuar, ndërsa te Vitesse është gati për të luajtur si titullar. Nuk dihet ende nëse sulmuesi kuqezi ka pasur një "plërplasje" me trajnerin Reja apo është larguar vërtetë për arsye dëmtimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga