Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I dalë nga moshat e blaugranave, Ivan Balliu rrëfen largimin nga Barcelona: Me të nuk konkurrohej, luajti 68 nga 70 ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
I dalë nga moshat e blaugranave, Ivan Balliu rrëfen largimin nga

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu ka rrëfyer largimin nga klubi i Barcelonës, aty ku u rrit në akademinë e blaugranave. Mbrojtësi që tanimë luan me Rayo Vallecano në rrethinat e Madridit, tregon se te katalanasit ka miq të mirë dhe sfida me ta do jetë interesante. Miq me shumë nga lojtarët e Barçës, Balliu tregon se kur je në një rol me Dani Alves, e vështirë për të pasur minuta në ekipin e parë.

"Është e qartë se objektivi nuk është pjesëmarrja në Kupat e Europës, por të arrijmë mbijetesën sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi fituar shumë pikë, por nuk kemi pse të ëndërrojmë. Qëllimi ynë është ende mbijetesa, do të gabonim nëse do të mendonim ndryshe.

Iraola? Përfundova kontratën time me Almerían dhe kisha oferta nga skuadra të tjera në Kategorinë e Parë, por ftesa e Iraolas më bëri të merrja këtë vendim. Më tha se do të mbështetej tek unë, më prezantoi me stilin e tij të lojës dhe se si do të përshtatesha.

Përballja me Barcelonën? Jam shumë i lumtur. Aty (te Barcelona) jam stërvitur dhe kam miq shumë të mirë nga koha ime te Barça. Tani jam shumë me fat që mund të përballem me Barçën në nivelin më të lartë. Është e qartë se arritja në ekipin e parë të Barçës është shumë e vështirë. Futbolli jashtë Barçës vazhdon. Të luash për Barçën është fantastike, por shumë pak ia dalin. Duhet të kesh fat dhe të jesh shumë i mirë.

Ishte Dani Alves, i cili nga 70 ndeshje, luajti 68. Kur ke një mbrojtës të krahut që shënon kaq në nivel klubesh dhe kombëtaresh, është e vështirë ta zëvendësosh.

Largimi i Messit - Barça gjithmonë të frikëson, por ata e kanë humbur referencën e tyre: lojtarin më të mirë në botë. Ansu, Memphis po shfaqen... Te Barça gjithmonë do të ketë lojtarë të mirë që do të trembin. Për të fituar ndaj Barçës duhet të shfaqesh në versionin më të mirë dhe ata të jenë në një ditë të keqe", tha Balliu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga