
Idriz Batha u përfol se do të kalonte nga Partizani te Skënderbeu. Diçka të tillë e konfirmoi dhe i i mesfushorit pas ndeshjes që të kuqtë zhvilluan ndaj Luftëtarit, ku humbën 5-0. I ati i Bathës zbuloi se Idrizi mund të kalonte te Skënderbeu në merkaton e janarit, por deri tani asgjë nuk ka ndodhur.
Së fundmi, mesfushori i Partizani ka postuar një foto në "InstaStory" ku shihet së bashku me partneren e tij në Korçë. Nuk dihet nëse ky udhëtim ka qenë i planifikuar për të arrritur ndonjë akord të mundshëm me korçarët apo ka qenë thjesht një vizitë në këtë qytet me rastin e festave të fundvitit.
Gjithçka pritet të zbulohet ditët në vijim për të kuptuar nëse Batha do qëndrojë te Partizani apo do t'i japë të drejtë të atit duke konfirmuar fjalët tij të thëna para pak javësh.
[gallery columns="1" size="full" ids="188824"]