
Napoli ka shapllur listën e lojtarëve për ndeshjet e fazës së grupeve në Champions League. Klubi italian ndodhet në grup me Liverpool, Genk dhe Salzburg. Pas Liverpool, italianët shihen si favoritët për vendin e dytë në grup dhe pritshmëritë janë të larta. Me Napolin aktivizohet dhe mbrojtësi jonë i krahut të djathtë, Elseid Hysaj, i cili këtë merkato verore pritej të largohej nga italianët por asnjë transferim nuk u realizua. Ançeloti duket se ka marr vendimin për mbrojtësin shqiptar, të cilin e ka ri-integruar përsëri në skuadër. Hysaj është pjesë e listës së lojtarëve për në Champions League duke fituar kështu rivalitetin që kishte me mbrojtësin tjetër Tonelli.
Lista e plotë:
Portier:
Karnezis, Meret, Ospina.
Mbrojtës: Di Lorenzo, Ghoulam,
Hysaj, Koulibaly, Luperto, Maksimovic, Malcuit, Manolas, Mario Rui.
Qëndërmesfushor: Allan, Elmas,
Fabian Ruiz, Gaetano, Zielinski.
Sulmues: Callejon, Insigne,
Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Younes.