Tirana arriti të rikthehej te fitorja pas rezulatet jo pozitive në dy ndeshjet e fundt. Bardheblutë mundën Laçin me rezultatin 2-1. Idriz Batha I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, foli për ecurinë e skuadrës bardheblu.
“Mendoj që kjo që bëri Trashi në kombëtare është akoma një plus më shumë për lojtarët e kampionatit që të japin më shumë. Trashi luajti jo i barabartë, por më shumë se disa lojtarë aty dhe mendoj se disa të tjerë mund të bëjnë më mirë në kombëtare.
Karabeci ka vite që është pjesë e Superligës dhe kishte ardhur momenti që ai të fillonte. Nuk ishte ende gati dhe e dinte edhe vetë dhe punojë shumë. U ndjeva shumë I sigurt me të në fushë dhe është një armë më shumë për ne.
Nuk është e lehtë të fitosh në Superligë dhe ndaj Flamurtarit është e vështirë të luash pasi nuk kanë presion, aq më pak ndaj Laçit që ka një president që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Mendoj se bëmë një lojë shumë të mirë dhe ishim ne ata që kishim inicaitivën dhe fitorja të qetëson disi.
Kur një ekip ka një emër të madh dhe ka kaq vite që nuk fiton një kampionat dhe është mësuar me vendin e parë mendoj se kjo I fut trajnerat në presion. Humbja ndaj Partizanit dhe Kukësit u bë më shumë dramë në media pasi ne brenda skuadrës nuk e bëmë. Ne kemi pësuar edhe humbje të tjera dhe jemi profesionist dhe dimë si të kthehemi nga këto rezultate”.
Derbi? “Te Tirana perjetohet më shumë pasi kanë disa vite që nuk fitojnë dhe nëse Partizani do të ishte në vend të Tiranës do të ishte njësoj. Presioni është normal në futboll dhe Tirana është ekip I madh dhe Partizani gjithashtu. Personalisht me tipin që kam më karikon më shumë kjo pjesa e presionit”.
Objektivi? “Edhe te Vlora kur isha, isha për të dal kampion. Në çdo skuadër që shkoj, shkoj për të dalë kampion. Kemi mundësi dhe kemi synimet tona.
Tani futbolli shqiptar ka ndryshuar dhe nuk është njësoj siç ka qenë shumë vite më parë. Nëse ke kualitete mund të fitosh edhe jashtë”.