Michael Ngoo është operuar me sukses. Sulmuesi anglez do jetë jashtë për Tiranën gjatë katër muajve që vijnë, duke u projektuar kthimi i tij vetëm në muajin prill. Shtatëlarti ka njoftuar se operacioni i sotëm ka shkuar me sukses, me sulmuesin që motivon veten pas goditjes së rëndë.
I dëmtuar në gjurin e majtë në 23 dhjetor 2021 në fitoren e Tiranës 2-1 me Partizanin, Ngoo është jashtë planeve të Tiranës dhe do bashkohet me ekipin vetëm në fundin e sezonit. Humbje e madhe për bardheblutë, me Ngoo që gjysmën e sezonit ia doli të shënojë katër gola dhe të dhurojë 2 asite në 14 ndeshjet e Superligës.
“Falë Zotit operacioni doli me sukses. Humbjet e sotme kthehen në fitore nesër. Vijojmë para”, shkruan Ngoo.
