Klaus Gjasula ka reaguar pas humbjes 5-0 kundër Anglisë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket se kërkon të motivojë ekipin e tij.
Ai u kërkon lojtarëve që ta harrojnë ndeshjen ndaj "Tre Luanëve" dhe të mbajnë kokën lart për takimin e radhës. Në postimin e bërë në Instagramin e tij, mesfushori i kombëtares kuqezi shkruante:
"Një ndeshje që do ta shijosh, po mbas ndeshjes do vetëm ta harrosh. Futbolli ka edhe këto momente, duhet ta mbajmë kokën lart".

Poll