Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbja me Kukësin rëndon bilancet, Flamurtari ka ecurinë e një ekipi të mbijetesës në muajin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Kukësin rëndon bilancet, Flamurtari ka ecurinë e

Flamurtari u mund në ndeshjen e javës së 27-të nga ekipi i Kukësit brenda në Vlorë me rezultatin 1-2. Një humbje që duket se rëndon shumë te kuqezinjtë dhe që e zgjat në 7 numrin e ndeshjeve pa fitore të kuqezinjve në kampionat. Flamurtari ka përjetuar një errësirë rezultatesh në javët e fundit, ku suksesi i tyre i fundit është në një ndeshje të datës 18 shkurt me rezultatin 2-0 përballë Lushnjes.

Që nga ai moment vlonjatët numërojnë 5 humbje dhe 2 barazime në 7 ndeshjet e fundit. Një ecuri e një ekipi që lufton për mbijetesë në Superligë dhe jo një ekipi që u nis me pretendime shumë të larta në fillim të sezonit. Me të vërtetë për të ardhur keq që një situatë e tillë ndodh te vlonjatët që janë një ndër ekipet më simpatike të Superligës dhe që në javët e fundit janë shndërruar në një ekip të 'kalueshëm' nga të gjithë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga