
Apolonia pësoi humbjen e radhës. Fierakët u mposhtën 0-2 nga Teuta e tashmë rrezikojnë akoma edhe më shumë rënien nga Superliga. Në fund të takimit për "Gol pas Goli", trajneri i Apolonisë, Cammarata u shpreh:
Nuk keni bërë asnjë goditje në portë, pse mugoi grinta? "Kemi bërë një ndeshje të mirë në aspektin teknik, por kemi bërë pak në fazën sulmuese. Teuta mori në dorë lojën dhe jam i mërzitur pasi na mungoi agresivetit siç bëmë ndaj Tiranës. Kur pësuam gol na u prenë gjunjët dhe nuk reaguam dot siç donim".
Besoni te mbijetesa? "Derisa të në na lejoj matematika ne besojmë dhe duhet të japim maksimumin pasi në fund do të bëjmë llogaritë. Djemtë e kanë treguar që mund të luajnë në këtë kategori dhe ne do të provojmë deri në fund për të arritur këtë gjë".
Largimi nga Dinamo dhe firma me Apoloninë? "Jam i kënaqur për Dinamon që ka fituar e shpresoj që të arrijnë në Superligë. Kam bërë një zgjedhje time personale për të ardhur këtu te Apolonia dhe këtë zgjidhje do e bëja prap. Në momentin që kam ardhur këtu kam besuar dhe besoj akoma te mbijetesa".