Pano Xhixho ka komentuar situatën e dy skuadrave përpara derbit Tirana – Partizani që do të luhet nesër në orën 19:00 në ‘Air Albania’. Pjesë e panelit të Skaner në MCN, Xhixho mendon se të kuqtë mund t’i kënaqë edhe një barazim, ndërsa për Tiranën humbja do të ishte dramë.
“Duke parë pikët në renditje, Partizani mund të kënaqen edhe me një barazim, Tirana ka presionin e fitores. Por një ndeshje derbi lihet gjithçka jashtë, pasi në fushë luhet vetëm për fitore. Të dy skuadrat japin maksimumin, nuk kanë rëndësi pikët, klasifikimi apo mungesat. Te Tirana do të ishte një dramë nëse humbet kjo ndeshje.
Ndryshimi i trajnerëve më del të jetë një lëvizje boshe nëse humbet derbi. Shehi u largua për mungesë rezultatesh, por deri tani nuk shohim ndonjë ndryshim. Nëse shohim mungesat nuk mund të themi që të dyja ekipet janë të penalizuara. Partizani ka mungesë lojtarët titularrë, ndërsa Tirana ka mungesë alternativash”, tha Xhixho.