Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gju për zëvendës kapitenin e Vllaznisë, Antonio Markun.
Mbrojtësi shkodran ka qenë i penalizuar më së shumti në këtë sezon nga dhimbja e vazhdueshme në gju dhe ndaj mori vendimin për ta operuar.
Marku kishte pësuar çarje në menisk dhe ditën e diel ka kryer edhe operacionin në një nga spitalet private të kryeqytetit që ka dalë me sukses. Burime të stafit të mjekëve që kryen ndërhyjen kirurgjikale janë shprehur se çdo gjë ka shkuar më së miri.
Ai pritet të kthehet në fushën e lojës pas një muaji fizioterapi, por i gatshëm për t'u aktivizuar ai do të jetë vetëm në fazën përgatitore që do të mbahet në muajt e verës.
Poll