
Skënderbeu humbi në minutën e fundit ndaj Teutës, në "Niko Dovana" ,me rezultatin 1-0. Një episod në fundin e ndeshjes, bëri që Skënderbeu të dilte pa pikë nda Durrësi. Pas ndeshje për supersport foli trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, i cili humbjes i dha dhe nota solidarizimi me ekipin e Durrësit.
"Ajo që nuk bëm mirë sot ishte fakti që kishim entuziasëm por nuk ishim shumë luftues. U kujdesëm për topin e parë, por harruam që po aq i rrezikshëm është edhe topi i dytë. E mirë ka qenë sulmi i shpejtë në ndeshjet e mëparshmë ndërsa sot sulmuesit tanë nuk ishin dhe aq të shpejtë. Na erdhi keq sepse kemi një humbur një ndeshje që nuk duhet ta humbnim. Në fund fare, futbolli shpreh gjithmonë shenjë solidarizimi dhe mbi të gjitha fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës. Këtë po e them tani", tha Daja fillimisht.
"Besoj se e kemi filluar mirë lojën sidomos 30 minutshin e parë. Kemi patur situatat tona që mund të bëheshim më të rrezikshëm. Më shumë mungoi loja e mirë e Gripshit që është pika jonë kryesore për në sulëm. Vepruam me topa në tërheqje jo në thellësi, ndoshta dhe butësia e tokës ndikoi. Në fund fare të vjen keq se po u munde nga një episod në fund të ndeshjes nuk është diçka e mirë. Do të rikthehemi përsëri, do të analizojmë me qetësi dhe do të ecim përsëri përpara", u shpreh Daja.
"Në ato sulme ku ne mund të kapnim kundërshtarin, duhet të ishim më altruist. Sa i përket Ndekit e rriti lojën në pjesën e dytë. Menduan se ai do të ishte ndërrimi i parë, por më pas pam që kishte dhe të tjerë që lëshuan lojën dhe në këtë mënyrë qëndroi deri në fund", shtoi Daja.
Luajtët për barazim?
"Ne kemi ndryshuar pak strategjinë. KEmi patur 3 lojtarë 18 vjeçar. Që do të thotë me mungesën e tyre kemi patur disa vështirësi. Kemi një miksim me lojtarët me eksperiencë dhe lojtarët e rinj, ku rezultatet iu bëjnë shumë mirë",
Merkato?
"Nëse do të kemi kërkesa. Klubi do ta ketë parasysh. Por unë jam pjesë e teknikës dhe jo për menaxhimin. Mendoj se me buxhetin që mund të marrim nga dalja në merkato e disa lojtarëve. Do shpresojmë ti ndryshojmë me cilësi jo me numër. Por Janari nuk është një kohë e duhur që të ndryshojmë shumë. Pasi nuk të jep shumë mundësi", u shpreh Daja.
"Ndeshja ishte korrekte. Dhe në drejtim të gjykimit. Edhe mund të shmangeshin kartonat, në një terren të tillë. Por them mund të ishin shamngur, por gjykimi ishte korrekt dhe nuk ndikoi tek asnjë skuadër", përfundoi Daja.