Të gjithë klubet e Kategorisë Superiore, tifozët apo edhe lojtarët janë solidarizuar me tërmetin e mëngjesit të sotëm që tronditi Shqipërinë. Tërmeti me magnitude 6.4 ballë tronditi vendin tonë dhe zona me prekur është në Durrës e Thumanë ku raportohen edhe për viktima. Klubi i Tiranës sensiblizohet me situatën alarmante që ka përfshirë Shqipërinë dhe ka vendosur të hapë një minicamp në stadiumin e tyre "Selman Stermasi". Gjithashtu klubi bardheblu bën apel që të gjithë qytetarëve të ndihmojnë njerëzit e prekur nga tërmeti.
Humanizëm bardheblu
Klubi i Futbollit Tirana sensibilizohet me situaten alarmante që ka përfshirë Shqiperinë dhe kryeqytetin.
Në ndihmë të familjeve të rrezikuara, qytetarëve të përfshirë nga paniku dhe personave në nevoje, KF Tirana do të hapë një minikamp në fushën sportive pranë stadiumit "Selman Stermasi", për të suportuar çdo nevojë në orët e ardhshme.
Prej orës 19:30, ftojmë të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj nisme humanitare duke dhuruar çdo gjë që munden.
Strehim falas
Ushqim falas
Ujë falas
Asistencë mjekësore falas
Për çdo kontribut vullnetar kontaktoni në numrin e telefonit: 0693533368
