Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Huazim nga Kosova, Dinamo "blindon" mesfushën

Shkruar nga NEWSPORT
Huazim nga Kosova, Dinamo "blindon" mesfushën

Dinamo "godet" sërish në merkato. Skuadra kryeqytetase ka bërë afrimin e radhës në këtë afat kalimtar të janarit duke afruar në skuadër Norik Krasniqin. Mesfushori vjen si huazim nga Besa e Pejës, skuadër që militon në futbollin e Kosovës.

20-vjeçari prej ditësh po stërvitet me Dinamon, ndërsa për momentin nuk ka firmosur ende zyrtarisht. Do të jetë trajneri italian Moriero që do të thotë "fjalën" e fundit, por shanset që Krasniqi të firmosi janë të larta duke parë se është një lojtar me shumë cilësi.

Dinamo deri më tani ka afruar zyrtarisht, Dejvi Bilalin por merkato nuk është mbyllur ende. Blutë e kryeqytetit vazhdojnë përgatitjet në pritje të dirtës jeshile nga FSHF-ja për rifillimin e kampionatit. Deri më tani, Dinamo kryeson grupin A të Kategorisë së Parë me 20 pikë pas 8 javësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga