Javën e shkuar u luajt ndeshja mes Dinamos dhe Burrelit, përfunduar me rezultatin 1-0. Ekipi dinamovit arriti të fitonte një sfidë që padyshim mund të ketë vendosur fatin e sezonit për skuadrën që ngjitet këtë sezon në Superiore.
Ditën e djeshme, Komisioni i Disiplinës zbardhi vendimet për javën që lamë pas, ndërsa klubi kryeqytetas ia kishte hedhur "paq" duke mos u ndëshkuar. Nico Paterni, mbrojtësi i majtë i Dinamos hoqi të mbathurat pas shënimit të golit, duke iu drejtuar pankinës së skuadrës së Burrelit.
Për këtë ka reaguar në rrjetet sociale, administratori i matianëve, Klevis Gjoka i cili ironizon organin e drejtësisë sportive: "Komisioni i Disiplinës nuk e pa këtë gjest apo kështu është një muhabet?".
