Sopoti-Lushnja ishte ndeshja që mbylli sot javën e 7-të të Kategorisë së Parë.
Sfida e luajtur në stadiumin "Redi Maloku" në Fushë-Krujë përfundoi 2-2, ndërsa pas avantazhit të dyfishtë që myzeqarët krijuan që në pjesë të parë me golat e Branicës dhe Cankës, Sopoti barazoi brenda 60 sekondash duke shënuar me Mitrajn dhe Polisin, përkatësisht në minutat 87' dhe 88'.
Një rezultat që lë shumë për të interpretuar duke ditur faktin se Lushnja ishte në një moment shumë pozitiv, duke arritur 6 fitore radhazi në po kaq ndeshje të Kategorisë së Parë në këtë sezon dhe fakti tjetër që Sopoti është një ekip që për fatin e tij të keq po kalon një moment shumë negativ, pasi renditet në vendin e fundit në Grupin B, me vetëm 4 pikë.
Një sfidë deri diku e çuditshme për mënyrën se si erdhi barazimi brenda 60 sekondash, ndërsa aludimet janë të shumta duke ditur se Lushnja ka për president, Fatos Tushen, kryetarin e bashkisë së qytetit i zgjedhur nga votuesit e Partisë Socialiste, ashtu sikundër edhe Sopoti drejtohet si klub nga Deputeti i kësaj partie, Taulant Balla. A ka prapavijë dhe përfitime politike një barazim i tillë sot me dy skuadrave? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, ndonëse vend për interpretim, sigurisht që ka...
[caption id="attachment_52208" align="alignleft" width="700"] Sopoti-Lushnja 2-2[/caption]