Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hidi: Partizani është në krye me meritë, shkojmë në Tiranë për...

Shkruar nga NEWSPORT
Hidi: Partizani është në krye me meritë, shkojmë

Isli Hidi është një nga lojtarët kyç të Teutës. Nëse Teuta ndodhet aktualisht në vendin e 3-të në renditje, padyshim një meritë të madhe ka dhe gardiani i portës Hidi. Në një intervistë për "RTSH Sport", Hidi ka analizuar ecurinë e skuadrës si dhe sfidën e radhës ndaj Partizanit që sipas tij është në krye me meritë.

"Mendoj se është një moment jo për Teutën, por në fakt loja nuk ka munguar. Edhe gola kemi shënuar, por mund të jetë një moment jo i mirë sa u takon rezultateve. Gjithsesi, kështu është futbolli dhe duhet të shohim përpara, sepse kemin një ndeshje shumë të vështirë të dielën në kampionat.

Po, është sfidë e veçantë kjo me Partizanin për mua. Ekipi kundërshtar me meritë po udhëheq kampionatin dhe nuk ka diskutim që do të jetë shumë e vështirë. Megjithatë, ne do të shkojmë në Tiranë me synimin e qartë që të luajmë një ndeshje shumë të bukur", u shpreh Hidi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga