Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hetimet për ndeshjen Bylis-Tirana, Kryetari i Komisionit të Etikës tregon se kur do merret vendimi final

Shkruar nga NEWSPORT
Hetimet për ndeshjen Bylis-Tirana, Kryetari i Komisionit të

Komisioni i Etikës po shqyrton çështjen e  gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës, e mbyllur 2-1. Dyshimet për trukim ekzistojnë, ndaj për këtë gjë janë zhvilluar dy mbledhje deri më tani (Fillimisht u pyet Bylisi, ndërsa sot Tirana). Kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka  deklaroi se vendimi përfundimtar do të merret vetëm pas datës 22 korrik.  Ai shton se për momentin asgjë nuk mund të thuhet me saktësi, pasi jemi akoma në fazën fillestare.

Si shkoi seanca e sotme ?

Ishte një seancë më se normale. U pyetën përfaqësuesit e Tiranës, duke filluar nga presidenti deri te lojtarët. Mund ta quajmë frytdhënëse sepse u zhvillua normalisht.

Kur do të merret vendimi përfundimtar ?

Premisat janë që hetimit të vazhdojë. Seanca tjetër do të jetë në datën 22, ora 14:00. U kërkua nga presidenti Halili të paraqesë të gjithë deklaratat e tij. Ne ia dhamë këtë mundësi. Mbas kësaj date merret vendimi. Nuk mund ta them se kur do merret vendimi. Ky është një vendim kolegjial. Komisioni do të vazhdojë punën normalisht. Nuk mund ta them unë se kur do të merret vendimi.

Në çfarë faze jemi aktualisht ?

Jemi në fazën që po bëjmë një hetim administrativ, nëse komisioni vendos që do të ndiqet penalisht, do kërkohet dhe ndjekje penale. Po të flasim për prova, e kemi paragjykuar çështjen. Në fund të shikojmë se çfarë do të ndodhë. UEFA nuk vendos çfarë masash duhet të merren. UEFA dërgon materiale udhëzuese për çdo ndeshje. Informacioni i UEFA-s do të shqyrtohet së bashku me hetimin tonë administrativ. Nuk është vetëm materiali i UEFA-s

Na zbuloni diçka më shumë...

Nuk ka të dhëna për shumën e vendosur në baste. Ka një informacion nga UEFA që diçka nuk shkon, por nuk mund të flasim tani se çfarë ka ndodhur", deklaroi kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga