Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Herolind Shala përkrah presidentit të Turqisë, nderon viktimat e sulmeve terroriste

Shkruar nga NEWSPORT
Herolind Shala përkrah presidentit të Turqisë, nderon viktimat e

Herolind Shala, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, sot, ka qenë pjesë e ndeshjes miqësore që është zhvilluar në nder të viktimave të sulmeve terroriste në Turqi.

Kjo ndeshje është zhvilluar nën  moton " stop terrorizmit" dhe është luajtur në stadiumin e Beshiktasit në ‘Vodafone Arena’. Në këtë ndeshje ka qenë i pranishëm dhe presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ku ka bërë dhe një foto me futbollistët.

Futbollsiti kosovar Herolind Shala është bashkuar në një skuadër me Eto’o dhe Sneijder. Ai ka luajtur një ndeshje bamirësie në Turqi. Ka qenë Federata Turke që ka vendosur që të jetë një ndeshje mes yjeve vendas dhe atyre të huaj që luajnë në kampionatin turk.

Në këtë takim, ekipi i përbërë nga futbollistët turq ka fituar 1-0 nga pika e bardhë e penalltisë. Të ardhurat që janë mbledhur nga ky takim do të dhurohen për familjet që janë në vështirësi ekonomike.

[gallery columns="1" size="full" ids="67454"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga