Dashamir Xhika ishte heroi i Kukësit në barazimin 0-0 kundër Vllaznisë. Portieri i Kukësit arriti të mbante të paprekur portën e tij duke pritur edhe një penallti të goditur nga Demir Imeri. Në fjalën e tij për Supersport, “gardiani” i verilindorëve u shpreh:
“Ishte shumë e vështirë, por ashtu erdhën aksionet e tyre dhe na rrezikuan. Me meritën time dhe të ekipit, morëm 1 pikë. Me lojën që bëmë duhet të kishim fituar.
Shanset për Europën? Besoj se gjitha skuadrat janë aty aty. Shpresoj që të arrijmë një vend nga kampionati në Kupat e Europës.
Penalltia më me “shije”? Pyetje e vështirë kjo. Penalltia që më ka shijuar më shumë ka qenë kundër Kukësit, kur luaja me Partizanin, ia prita Izair Eminit. Lëviza te penalltia? Nuk e besoj. Te Laçi u futën 6 lojtarë në fushë dhe nuk e ktheu kush.
Pendesë për rezervë te Partizani? Unë të them të drejtën, edhe jam penduar, edhe s’jam penduar. Aty kam dalë, aty jam rritur. Më shijoi shumë titulli dhe besoj se kam bërë mirë që ka ndenjur”, tha ai.