Kastrioti mori një barazim në mimnutat e fundit ndaj Vllaznisë. Një sfidë që përfundoi 2-2 në “Elbasan Arena”. Padiskutim meritë për këtë rezultat ka edhe Edlir Sali, i cili refuzoi golat e shkodranëve në disa raste.
“Jam i kënaqur për pritjen që e ndihmova ekipin. Por, jam i mërzitur se nuk arritëm të fitonim edhe pse në epërsi numerike. Goli na goditi psikologjikisht. U munduam të kapnim veten. Bëmë një gol, por ishte e pamjaftueshme.
Jam i gëzuar që e ndihmova ekipin, por u mërzita se nuk fituam. Nuk do të heqim dorë derisa na e lejon matematika”, tha ai.
Poll