
Skënderbeu arriti të fitonte me rezultatin e pastër 0-2 ndaj Bylisit në Ballsh. Një ndeshje që prodhoi shumë raste për shënim, por në fund korçarët dolën me 3 pikë. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim portieri I Skënderbeut, Dajsinani për pritjet e shumta si dhe për penalltinë e pritur ndaj Ujkës.
Penalltia e pritur? "Në radh të parë falenderoj të gjithë skuadrën për shpirtin që treguan sot. Përdërisa u prit penalltia ne e fituam, unë e kisha ndjesi që të hidhesha nga ai krah. E kisha studiuar Ujkën dhe prandaj e prita penalltinë.
Kam 4 vite te ky klub dhe tani mendoj që të bëj një hap më tej. Kam punuar shumë këto duke ditur që Skënderbeu ka pasur trajnerin më të mirë në Shqipëri si Bozhiqi.
Unë kam për detyrë të mbrojë portën pasi të tjerat I di trajneri".