
Administratori I Flamurtarit, Sinan Idrizi ka reaguar sërish për bojkotin e kampionatit nga Liga Profesioniste, ndërsa në një bisedë për gazetaren Sidorela Gjoni ka treguar arsyet se përse është kundër bojkotit.
Idrizi ka treguar se heqja e tatim-taksave nga Qeveria është e pakuptimtë, ndërsa ka marrë edhe shembuj konkret për kontratat dyshe. Administratori I vlonjatëve tregon se protestat janë të pakuptimta, ndërsa ironizon me idenë e nxjerrjes së futbollistëve përpara kryeministrisë.
"Unë edhe për këtë pjesën e Qeverisë shqiptare për të hequr tatim - taksat e futbollistëve për 2 vite, e quaj gjënë më të pakuptimtë, kur një lojtar që merr 10 milion lekë nuk paguan taksa ndërsa një punonjës I komunales Vlorë me pagë modeste I paguan taksat. Nëse Qevria do t'I kërkojë deklaratat FSHF për tatimet dhe ballafaqimi me ministrinë e Financave, do të kemi një katastrofë të vërtetë.
Marrja e Flamurtarit? Kontratat I kishim miliona miliona lekë, ndërsa nga tatim taksat na vinin kontrata me 200-300 mijë lekë. FSHF na ka ndëshkuar duke na hequr 6 pikë më herët për të tilla kontrata që ishin ndryshe me futbollistët.
Bojkoti ? Nuk besoj se këta kolegët tanë që merren me sport të kenë kaluar në këtë gradë të lartë defiçence që të shkojnë para kryeministrisë dhe të protestojë. Për çfarë do t'I veshin fanellat dhe për çfarë do të protestojnë?", tha Idrizi.