Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hasan Lika flet para LAÇIT: Të mos gabojmë siç kemi bërë, duhet të shënojnë të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
Hasan Lika flet para LAÇIT: Të mos gabojmë siç kemi

Para ndeshjes kundër Laçit, ka folur për mediat dhe trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Lika tha se ekipi duhet të mobilizohet për nesër, teksa do të ketë përballë një kundërshtar të fortë.

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat tona dhe për ecurinë tonë. Kemi mungesë Ramadanin, që ështe i skualifikuar, ndërsa të gjithë të tjerët janë të gatshëm.

Shpresoj që të arrijmë të shënojmë, duhet të jemi shumë të gatshëm, pasi kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë. Të shënojnë jo vetëm sulmuesit, por të gjithë. Të mos gabojmë si në ndeshjen e  fundit", tha Lika.

Kujtojmë që ndeshja mes Luftëtarit dhe Laçit do të luhet nesër në orën 16:00, në Gjirokastër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga