Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Habit presidenti i FSHF: Ja si e bëra të pasur Samir Manen

Shkruar nga NEWSPORT
Habit presidenti i FSHF: Ja si e bëra të pasur Samir Manen

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në "Xing me Ermalin" ku nuk kanë munguar batutat dhe historitë e kreut të Federatës. Gjatë emisionit Duka është pyetur nga moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi se a kishte dëgjuar presidenti në lidhje me një vend të shenjtë që ndodhet në Izrael, i cli quhet 'Muri i Lotëve'.

Në këtë moment Duka ka ndërprerë Ermalin për t'i treguar një histori të veçantë me Samir Manen që njihet si ndër personazhet më të pasurit në vendin tonë.

"Kur ishin në Izrael me një shok tjetër dhe Samirin, na thanë që duhej të shkruanim dëshirën në letër dhe ta fusnim në mur që të realizohej. Atëherë Samiri nuk ishte kaq i pasur sa tani dhe duke qenë se ai bënte gjithë kohës biseda për para unë shkruajta në letër: 'T'i shtohen sa më shumë lekët Samirit'. Po ke parë ti që ai është shumë i pasur tani", u shpreh kreu i FSHF-së me shaka duke zbuluar se ka qenë ai personi që e ka bërë të pasur Manen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga