
Trajneri italian Andrea Agostineli ka folur për ndeshjen e sotme kundër Kukësit. Tekniku i korçarëve është shprehur i kënaqur me lojën e lojtarëve të tyre. Megjithatë ai thekson se skuadra e tij do akoma të kualidohet më tepër, pasi disa lojtarë nuk ishin në formën e tyre më të mirë.
"Bëmë një lojë të mirë. Jam i kënaqur me skuadrën. Ata na sulmuan me kundërsulme dhe arritën të shënonin. Kemi pasur shumë ndryshime, si Mici në të majtë, Idrizi nuk mundi të aktivizohej pas dëmtimit. Në aspektin e lojës jemi shumë të kënaqur, pasi bëmë lojë të mirë.
Mici dhe Jashanica nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë. Jashanica kishte disa probleme, ndërsa Mici nuk është në 100% e tij. Për sa i përket sulmit bëmë lojë të mirë, përderisa ata arritën të krijonin disa raste", përfundoi Agostineli për Super Sport.