
Ditën e nesërme në orën 19:00 do të luhet sfida derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës në stadiumin "Air Albania". Në studion e "Pressing" është i ftuar ish bomberi i Tiranës, (17 Nëntori), Edmond Gëzdari, i cili analizoi të dyja skuadrat ku u ndal dhe tek problemet e klubit bardheblu.
Në fjalën e tij Gëzdari tha se disa lojtarë nuk e ndiejnë fanelën, ndërsa Tirana do të vuaj mungesën e trajnerit.
"Trajnerët që kanë qenë në dyshim te Partizani, kanë fituar me Tiranën dhe kanë mbetur aty. Starova e di mirë këtë. Dikur kështu thoshte presidenti i Partizanit. Do vendosë shumë durimi. Aspekti psikologjik është i rëndësishëm. Edhe Partizani nuk vjen në këtë ndeshje si kampion. E kanë kuptuar që është një histori tjetër. Kush pëson shpejt, do shkatërrohet", tha fillimisht Gëzdari.
Lojtarët:
"Ka shumë të huaj që nuk e ndjejnë peshën e skuadrës, peshën e të qenurit lojtar i Tiranës apo i Partizanit. Derbet janë maskuar nga tifozët. Shumë nga lojtarët i luajnë si sfida të zakonshme. I motivon tifozllëku. Nuk e kanë përbrenda. Dua të them që, ata e mbarojnë ndeshjen dhe dalin në pazar dhe janë rehat. Derbi duhet të vuhet. Edhe jashtë, të gjithë e vuajnë. Tifozët dhe lojtarë. Tani derbi është bërë më lozonjar", tha Gëzdari.
Tirana:
"Tirana e nis lojën me karton të kuq. Mungesa e trajnerit është njësoj sikur ti ke një lojtarë mangët. Unë mendoj se Tirona do të jetë tepër e prokupuar për ndeshjen. Por nëse e vendos fati ndeshjen ata do t'i godasi shumë keq.
Tirana duhet të mendojë strategjinë. Nuk duhet t'i shkojë Partizanit, por të qëndrojë prapa. Duhet të mendojnë të mos pësojnë. Sulmuesi e Partizanit nuk janë të rrezikshëm kur je mbrapa, por kur kundërshtari zgjatet. Nëse skuadrat e presin, ata e kanë të vështirë ta fitojnë titullin. Me këta sulmues që ka Partizani, zor se del kampion.
Ndikimi i trajnerit? Ndeshjet fitohen edhe nga trajnerët. Sigurisht që lojtarë janë ata që dalin në fushë. Në historinë e futbollit, është se kur fiton, e bëjnë lojtarët, kur humbet e ka përgjegjësinë trajneri. Ha një dru nesër dhe hajde e merre trajnerin ti. Si mund ta lësh skuadrën pa trajner. Trajneri duhet për ndeshje të rëndësishme. Nesër edhe mund të bashkohet lojtarët e të fitojnë.