Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

GURI dhe IMAMI lënë KUKËSIN për LAÇIN? Panorama Sport e bën lëmsh

Shkruar nga NEWSPORT
GURI dhe IMAMI lënë KUKËSIN për LAÇIN? Panorama Sport

Sulmuesi, Sindrit Guri dhe mbrojtësi, Eni Imami do të jenë dy mungesat e rëndësishme që Kukësi do të ketë ndaj Kamzës në takimin që do të luhet për javën e 28-të të kampionatit në Superligë ditën e dielë. Mungesa e tyre vjen për shkak të plotësimit të numrit të kartonave.

Një lajm të tillë e ka raportuar dhe e përditshmja sportive "Panorama Sport", me ndryshimin e vetëm që e ka bërë lëmsh. Në artikullin e botuar ditën e sotme, shkruhet se Imami dhe Guri do të jenë mungesat e Laçit dhe jo Kukësit ndaj Kazmës.

Sipas asaj që shkruan "Panorama Sport", nënkuptohet se lojtarët në fjalë kanë lënë Kukësin për tu transferuar drejt Laçit. E vërteta nuk është kështu, në rastin konkret i sigurt është fakti që "Panorama" e ka bërë lëmsh dhe se lojtarët në fjalë janë pjesë e kampionëve, pavarësisht se dëshira e të përditshmes sportive është t'i kalojë te Laçi, të paktën sipas asaj që është shkruar në artikullin në fjalë.

[gallery columns="1" size="full" ids="223220,223221"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga