
Egnatia është zyrtarisht skuadra kampione në Kategorinë e Parë grupi B. Trajneri i rrogozhinasve, Gugash Magani për Rubrika Sportive nuk ka lënë pa përmendur as dëshirat e merkatos dhe skuadrën që do në Superligë. Trajneri peqinas ka përmendur pesë emrat e lojtarëve të Apolonisë, që është me një këmbë në të Parën.
"Partizani ka qenë gjithë lojën në sulm, nëse prodhon para porte janë gjëra individuale që në momente të veçanta mund të ketë probleme nodnjë lojtar individualisht, por si skuadër Partizani është mirë edhe fizikisht. Nëse shihet si ndeshje, koeficienti i vështirësisë s'ka qenë i lartë. Partizani duhet ta kishte mbyllur me 2-3 gola në pjesën e parë.
Dëshira me mundësinë ishin sepse Partizani kishte raste. Nëse presioni administrohej më mirë te lojtarët do ishte goli më shpejtë. Pashë Partizanin me Apoloninë me diferenca të mëdha dhe ndeshja e Shkodrës e ekuilibruar.
Partizani funksionon në grup, nuk zgjatet shumë. Ka vizion sepse më përpara edhe kur kam drejtuar, ka qenë më shumë fizike. Lojtari më i mirë? Asani nëse do respektojë veten e vet për atë që bën do nderojë edhe skuadrën.
Merkato te Egnatia? Janë shumë lojtarë të mirë ata të Apolonisë. Kemi probleme me presidentin e tyre sepse i ka "kopsitur" mirë në Fier. Mihana, Gjata, Smaçi, Sota dhe Harizaj janë shumë të mirë. Por di që kanë kontrata afatgjata dhe është e vështirë", tha Magani.