Pasi janë publikuar çmimet e biletave si dhe sektorët në të cilët do të qëndrojnë tifozët e Partizanit dhe Tiranës, tashmë janë “Ultras Guerrils” që kanë reaguar në kanalin zyrtar në Instagram.
Ultrasit e kampionëve të Shqipërisë kanë treguar se ku do të qëndrojnë në këtë sfidë derbi që do të zhvillohet në orën 19:00. Përmes një postimi, mbështetësit e kuq do të jenë në tribunën “Fatmir Frashëri”, pikërisht në sektorët “N101; N102; N103; N104; N105”.
