
Partizani dhe Tirana do të përballen të premte në "Air Albania Stadium" në orën 19:00. Takimi i vlefshëm për javën e 15 të Kategorisë Superiore, sheh përballë dy rivalët e përjetshëm në ndeshjen e prestigjit. Tifo-grupet përkatëse kanë nisur nga organizimi i koreografive, me biletat që po "avullojnë" që në ditën e parë të shitjes.
Ultras "Guerrils" kanë bërë një postim në rrjetin social, duke treguar se në qytet sundon e kuqja. Grupi i ultasve të Partizanit thekson se pas disa vitesh ekipi rikthehet në... "Qemal Stafa", duke u rikthyer kështu në nostalgjinë e stadiumit mitik.
Poll