Manchester City do të ndeshet nesër me Bristol City në shtëpinë e kësaj të fundit. Skuadra e Guardiolës do të përballet për FA Cup me ekipin ku luan shqiptari Anis Mehmeti. Mesfushori kuqezi që ishte një blerje e janarit për Bristol po shkëlqen me paraqitjet e tij në Championship. Këtë e tregoi edhe në fundjavë ku driblimi i tij fantastik bëri xhiron e rrjetit.
Nesër ai do të ketë mundësin të tregoj vlerat e tij përballë një ekipi elitar si Manchester City. Mehmeti mund të bjerë në sy edhe përpara trajnerit Guardiola. Ky i fundit u shpreh përpara ndeshjes se i druhet një përballjeje të tillë sepse në FA Cup nuk ka ndeshje të lehta
“Është një finale. FA Cup është me të vërtetë një kompeticion i vështirë, kështu që është nje skuadër serioze që do të luajmë nesër”, është shprehur Guardiola.