
Nesër, në orën 17:00 do të luhet takimi mes Arsenalit dhe Crystal Palace, në kuadër të javës së 19-të të Premier Ligës. Takimi do të luhet në Emirates.
Sot, tabloidi britanik, "The Guardian", ka publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, ku pjesë e formacionit të Arsenalit janë dhe dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Edhe më parë, trajneri Arsen Wenger ka thënë, "Mustafi është rikuperuar nga dëmtimi dhe është i gatshëm të luajë". Pritet që 24-vjeçari të aktivizohet që nga minuta e parë, për të zëvendësuar minutat që nuk ka mundur ti luajë për shkak të dëmtimit që pati.
Pjesë e këtij formacioni të mundshëm është dhe Granit Xhaka. Kjo ka qenë surpriza e radhës për dy shqiptarët nga ana e tabloidit britanik, "The Guardian" në prag të ndërrimit të viteve.
[gallery columns="1" size="full" ids="69834"]