63 vjeçarja Elketa Gjuzi e cila u përplas mesditën e djeshme nga Ilda Bejleri në zonën e Myslym Shyrit, pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka folur nga spitali dhe ka thënë se është aksidentuar pikërisht nga moderatorja.
"Më ka hedhur 2 metra larg me makinë pastaj më tha pse këtu kalohet" ka rrëfyer gruaja nga "Nënë Tereza" ku po merr mjekim pasi ka thyer këmbën dhe siç raportohet, do i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndërkaq, Ilda përmes një reagimi në story thotë se nuk mban përgjegjësi 'për njerëzit që rrëzohen në rrugë' duke shtuar më tej 'home sweet home' si për të hedhur poshtë zërat se ndodhet në komisariat, e shoqëruar nga policia.
"O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t'u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz"- shkruan gazetarja e sportit.
