Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gramshi dhe Albpetroli kryesojnë Grupin A dhe B, Flamurtari në vendin e 5-të, njihuni me renditjen e Kategorisë së Dytë pas 3 javësh

Shkruar nga NEWSPORT

Është mbyllur ditën e djeshme java e 3-të e Kategorisë së Dytë. Flamurtari që është pretendent kryesor nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Labërisë dhe tashmë renditen në vendin e 5-të.

Një ecuri negative për vlonjatët që këtë sezon kërkojnë me çdo kusht të ngjiten në Kategorinë e Parë. Grupi B në Kategorinë e Parë kryesohet nga Albpetroli që ka marrë 9 pikë të plota në 3 ndeshje, ndërsa në vendin e dytë renditet Labëria me 7 pikë.

Në Grupi A, janë 4 ekipe me nga 7 pikë, por Gramshi kryeson kampionatin për shkak të golavarazhit më të mirë. Fitorja e thellë 4-0 ndaj Elbasanit ka bërë që gramshiotët të marrin vendin e parë të Grupit A. Iliria, Luzi 2008 dhe Shënkolli ndjekin po me 7-të pikë, ndërsa Internacionali, Murlani dhe Klosi mbyllin klasifikimin me 0 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga