
Historia e gjatë dhe plot drama mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës ka marrë fund zyrtarisht. Gjykata e Milanos ka vendosur në favor të sulmuesit argjentinas, duke i dhënë fund martesës së tyre pas një beteje ligjore të mbushur me akuza dhe prova të forta.
Icardi kishte kërkuar divorcin duke paraqitur fakte për tradhtinë e ish-bashkëshortes së tij. Ai dorëzoi në gjykatë video dhe foto që tregonin se Wanda e kishte tradhtuar me tre burra të ndryshëm: Keita Balde, L-Gante dhe surpriza më e madhe, ish-futbollistin e Argjentinës, Federico Fazio.
Kjo e fundit ishte një nga arsyet që shkaktoi tensione të mëdha në kombëtaren argjentinase dhe ndikoi në përjashtimin e Icardit nga ekipi për Botërorin 2018.

Me vendimin e gjykatës, Icardi ka tani avantazh në procesin e ndarjes së pasurisë. Ai kërkon që Wanda të mos përfitojë asgjë nga pasuria e përbashkët.
Një tjetër betejë e rëndësishme është ajo për kujdestarinë e dy vajzave të tyre, të cilat aktualisht jetojnë me të ëmën. Megjithatë, Icardi synon t’i marrë nën kujdesin e tij dhe vendimi i fundit i gjykatës mund ta ndihmojë në këtë drejtim.
