
Teuta ia doli të mposhtte Partizanin me një gol të Kallakut nga pika e bardhë. Për mikrofonin e SuperSport foli lojtari më i mirë i ndeshjes. Sherif Kallaku tha se golin ia dedikon Bledi Shkëmbit, trajnerit të shkarkuar nga Teuta
Nuk ishte një nga ndeshjet më të mira por e vendosi goli, si ndiheni?
Kjo fitore ishte e gjithë skuadrës dhe jo e imja. Ekipi zhvilloi një paraqitje të mirë dhe largimi i Shkëmbit ishte një lloj goditje, por falë Zotit ia dolëm që të fitonim.
Do të hyni në diskutime nëse do iu kërkonte Partizani?
Të të kërkojë Partizani është kënaqësi, por nuk e mendoj të largohem nga Teuta brenda Shqipërisë. Jam mirë të Teuta.
Dedikim?
Ia dedikoj Bledi Shkëmbit sepse e meriton diçka të tillë për punën dhe atë çka ka dhënë. Ka bërë një punë të mirë duke më mësuar shumë gjëra. Iku një numër dhjëtë dhe erdhi një tjetër siç është Martini.