Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Golashënuesi i skuadrës dhe elozhet nga Messi, Manaj pranë largimit nga Barcelona

Shkruar nga NEWSPORT
Golashënuesi i skuadrës dhe elozhet nga Messi, Manaj pranë

Rei Manaj po kalon një formë fantastike me Barcelona B. Sulmuesi shqiptar është golashënuesi më i mirë i ekipit me 9 gola në 16 ndeshje, por as këto statistika nuk i mjaftojnë trajnerit Koeman për ta ftuar në skuadrën e parë.

Dy ditë më parë, tekniku i Barcelonës ishte prezent në stadiumi për të parë Barca B dhe Manajn që shënoi përpara syve të tij. Mediat në Spanjë bëjnë me dije se rasti i Manajt është i çuditshëm, madje zbulojnë edhe disa elozhe që Leo Messi i ka bërë lojtarit kuqezi.

"Më pëlqen Rey Manaj, ai ka një teknikë të përsosur për një 9" është shprehur Messi në Argjentinë për disa nga lojtarët e akademisë. Edhe pas këtyre fjalëve të Messit dhe statistikave të mirë, sërish Koeman nuk e grumbullon Manajn me ekipin e parë.

Synimi i lushnjarit këtë sezon është që të ndihmojë Barcën B me golat e tij, ndërsa me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së verës. Ofertat nga La Liga 2, Italia dhe Gjermania nuk mungojnë dhe mund të shitet për një shifër të lartë duke parë paraqitjet që ka bërë këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga