Shkumbuni ka bërë një goditje befasuese në merkato duke firmosur me Eri Lamçen. Sulmuesi 26-vjeçar pas mbylljes së sezonit me Besën ka vendosur që të vijojë karrierën e tij te Shkumbini. Një lëvizje surprizë për sulmuesin pasi kërkohej edhe nga Luftëtari në Kategorinë e Parë.
Njoftimi është nga vetë klubi peqinas në faqen zyrtare teksa kërkojnë mendimin e tifozëve për blerjen më të re, duke iu referuar Lamçes. Në të kaluarën sulmuesi ka luajtur me skuadra si Elbasani, Teuta, Luftëtari, Drita, Bylis apo edhe Vushtria e Besa e Kavajës.

Poll